Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Anglezët: Na kanë humbur provat për Berishën

Rrëfehet Guardiola: Humbëm një finale, por ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm

Rrëfehet Guardiola: Humbëm një finale, por ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm

10:57, 27/05/2024

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, mori përsipër fajin për humbjen e finales së FA Cup. Skuadra e tij u mund 1-2 në finalen e “Wembley” nga Manchester United. “Së pari, urime për Manchester United”, tha trajneri.

“Plani im i lojës nuk ishte i mirë. Pjesa e dytë ishte shumë më e mire se e para, pasi ishim më intensivë. Lojtarët e dinë arsyen pse. Taktikisht nuk ishte ndeshje e mirë. Ju planifikoni një lojë dhe pozicione të ndryshme, por nuk funksionoi”, tha Guardiola.

“Si gjithmonë, kundër United ne kishim kontrollin, por nuk mundëm të krijonim të tjera raste shënimi. Ndanj jemi të zhgënjyer që nuk fituam dot këtë trofe. Është normale kur një ekip humbet finalen, por ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm”, u shpreh Guardiola.

“Ne kemi luajtur për të gjithë trofetë sezonale në një mënyrë të mirë, por nuk fituam dot kudo si vjet. Tani duhet të pushojmë dhe të kthehemi më të fortë sezonin e ardhshëm, pasi mund t’ia dalim mbanë”, tha Pep Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco