Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Inceneratorët, e vërteta e raportit të Bankës Botërore

Mbappé ka tashmë rezidencën e tij në Madrid, ja sa ka kushuar vila e yllit francez

Mbappé ka tashmë rezidencën e tij në Madrid, ja sa ka kushuar vila e yllit francez

15:00, 24/05/2024

Pasi zyrtarizoi lamtumirën e tij me PSG-në, Kylian Mbappé është në fakt “i martuar” me Real Madridin. Duket se nuk ka dyshime për të ardhmen e sulmuesit francez, i cili ka nisur procesin e përshtatjes sa më të mirë të mundshme në kryeqytetin spanjoll.

Ndër hapat e parë ishte edhe ai i kërkimit të shtëpisë, që do ta presë atë dhe familjen e tij, veprim i cili përfundoi me sukses. Sipas mediave lokale, Mbappé ka blerë një vilë me vlerë nga 10 deri në 15 milionë euro.

Rezidenca e re e jashtëzakonshme e sulmuesit të kombëtares franceze ndodhet në një nga zonat më ekskluzive të Madridit. Paga e tij e konsiderueshme te Real Madridi (duhet të fitojë nga 15 deri në 20 milionë euro në vit, pa harruar sponsorët), i mundëson të bëjë investime të këtij lloji.

Kylian tashmë ka bërë një lëvizje duke përfituar nga miqësia e tij me një lavdi të madhe të skuadrës spanjolle, pikërisht Sergio Ramos, me të cilin ndau një pjesë të përvojës te PSG. Ishte mbrojtësi i Sevilla, ai që i rekomandoi zonën La Moraleja, një kompleks banimi i nivelit të lartë, që ndodhet në komunën e Alcobendas, në pjesën veriore të zonës metropolitane të Madridit.

Image

Është një nga zonat me të ardhurat më të larta për frymë në të gjithë Spanjën, ku në të kaluarën kanë jetuar edhe Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Tony Kroos, Ángel Di María, Zinedine Zidane, Gareth Bale dhe David Beckham.

Midis fqinjëve të Mbappé mund të jetë Ramos, i cili ka ende një shtëpi në këtë zonë, dhe ylli i Hollivood-it, Richard Gere. Prona e re e Mbappé është ndërtuar në vitin 1996, por është rinovuar plotësisht. Ajo është 3507 metra katrorë ndërtim brenda 10 mijë metra katrorë tokë.

E pajisur me të gjitha komoditetet, rezidenca e re e Mbappé ka dy pishina, një kinema, një fushë tenisi, një banjë turke. Brenda ka gjithçka, zonë kinemaje, bare, sallone. Nuk është një fillim i keq te Real Madridi për Mbappé, i cili tani vetëm pret të startojë aventurën e tij me fanellën merenguese. Prezantimi në “Bernabeu” me siguri do të ketë adudiencë rekord.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco