Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Anglezët: Na kanë humbur provat për Berishën

NBA/ Dallas e Boston bëjnë ligjin në Konferencat përkatëse, një fitore larg finales për titull

NBA/ Dallas e Boston bëjnë ligjin në Konferencat përkatëse, një fitore larg finales për titull

10:34, 27/05/2024

Dallas Mavericks dhe Boston Celtics udhëheqin 3-0 serinë e ndeshjeve finale në Konferencat përkatëse dhe janë një fitore larg finales së madhe për titullin kampion në NBA.

Në Konferencën e Perëndimit, Dallas fitoi sot 116-107 ndaj Minnesota.

Pas dy fitoreve jashtë fushe, këtë herë ekipi teksan triumfoi para publikut të tij.

Edwards realizoi 26 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan.

Dyshja Luka Doncic dhe Kyrie Irving bëri ligjin në fushë. Të dy yjet realizuan nga 33 pikë secili, një duo që duket se po çon ekipin e Dallas drejt historisë.

Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Boston fitoi 114-111 në fushën e Indiana, në një sfidë të ekuilibruar deri në fund. Tatum me 36 pikë ishte vendimtar për Celtics, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Nembhard për Indiana.

Konferenca e Lindjes-Finale – Play off

Boston – Indiana, 114-111 (3-0)

Konferenca e Perëndimit-Finale – Play off

Minnesota – Dallas, 107-116 (0-3)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco