Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

VIDEO/ Përplasja mes trajnerëve në Premier League u shua nga lojtarët në momentin e fundit

VIDEO/ Përplasja mes trajnerëve në Premier League u shua nga lojtarët në momentin e fundit

09:40, 15/10/2022

Në ndeshjen e parë të javës së 11-të të Premier League, e cila u luajt mbrëmë, Brentford si mikpritëse mposhti Brighton me rezultat 2-0.

Të dy golat i shënoi kapiteni Ivan Toney, ndërsa gjatë ndeshjes pati edhe një konflikt mes trajnerëve.

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi, sulmoi Thomas Frank për prekjen e lojtarit të tij dhe filloi të debatonte me të.

Shpejt debati është bërë shumë i ashpër dhe në prag të një konflikti fizik, por në momentin e fundit kanë ndërhyrë lojtarët e të dyja skuadrave, të cilët i kanë ndarë dhe kanë penguar përplasjen. Të dy trajnerët u ndëshkuan me kartonë të verdhë.

"Nuk më pëlqen kur trajnerët e tjerë prekin lojtarin tim ose flasin me të. Unë nuk e bëj këtë", tha De Zerbi pas ndeshjes.

Videon e përballjes së De Zerbit dhe Frankos mund ta shikoni ">këtu .

Kjo nuk është përplasja e parë mes trajnerëve në Premier League këtë sezon. Më herët, Thomas Tuchel dhe Antonio Conte janë përleshur kur u përshëndetën me njëri-tjetrin pas duelit mes Chelsea dhe Tottenham.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco