Franca merr lajmin e keq, N’Golo Kante humb Botërorin

Franca merr lajmin e keq, N’Golo Kante humb Botërorin

20:56, 14/10/2022

N’Golo Kante humb Botërorin “Katar 2022”. Mesfushori francez e ka të pamundur të riaftësohet në kohë për shkak të problemeve me femurit (u dëmtua gjatë një seance stërvitore).

Francezit do t’i duhen rreth tre muaj për të qenë sërish nën urdhrat e trajnerit Graham Potter.

Kante ka munguar që kur pësoi një dëmtim përballë Tottenhamit në Premier League, më 14 gusht.

Megjithëse së fundmi u kthye në stërvitjen e ekipit të parë, problemi që pati në femur e lë jashtë eventit të rëndësishëm të fundvitit.

Potter komentoi të premten se Kante do të konsultohet këtë fundjavë me mjekët për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Fatkeqësisht, përgjigjja ka qenë negative.

Lajm shumë i keq për Chelsean dhe përfaqësuesen e Francës, që humbet një nga elementët më të rëndësishëm të mesfushës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco