Brozovic i dëmtuar, Asllani mesazh Izaghit: Jam gati, do të jap më të mirën time në fushë

Brozovic i dëmtuar, Asllani mesazh Izaghit: Jam gati, do të jap më të mirën time në fushë

10:01, 29/09/2022

Kristjan Asllani është gati për sfidën e parë si titullar me Interin. Marcelo Brozovic pësoi një dëmtim gjatë ndeshjeve me kombëtaren e Kroacisë dhe trajneri Simone Inzaghi pritet dhe duhet t’i besojë më në fund mesfushorit shqiptar, edhe i detyruar prej dëmtimit të kroatit.

Vetë Asllani deklaron për mediet italiane se është gati të zbresë në fushë nga minuta e parë kundër Romës në “San Siro” dhe të japë kontributin e tij për skuadrën e zemrës. “Më vjen keq që kemi humbur Marcelon, një lojtar thelbësor për ne.

Por nëse do të vijë radha ime të zbres në fushë, atëherë unë jam gati. Do të jap më të mirën time në fushë”, deklaron 20-vjeçari nga Elbasani, i cili nuk ka dilema kur pyetet për objektivin e tij dhe të Interit.

Sigurisht që besojmë të fitimi i titullit kampion, duhet të besojmë. Në fund të fundit ne luajmë për të arritur një sukses të tillë, por t’i marrim ndeshjet një nga një. Na pret një sfidë shumë e vështirë ndaj Romës, një ekip i fortë.

Ne punojmë fort gjatë javës. Kam besim se rezultatet do të vijnë, por e kemi detyrim të futemi në fushë për të siguruar 3 pikët”, deklaroi Asllani, i cili shpreson që në përballjen e fundjavës ndaj ekipit të Jose Mourinhos të vijë debutimi si titullar me Interin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco