Mancini ka durim: S’jemi në Katar, por do të shkojmë në Botërorin 2026 për ta fituar

Mancini ka durim: S’jemi në Katar, por do të shkojmë në Botërorin 2026 për ta fituar

17:37, 28/09/2022

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka folur për synimet e tij për të ardhmen e Kombëtares.

Duke folur në konferencë për mediet pasi siguroi fazën finale “Final Four” të Nations League, tekniku theksoi se do që në Kupën e Botës në 2026 nuk dëshiron që vetëm të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të qenë prezent, por për ta fituar atë.

“Do të duhet të presim edhe katër vjet, por synimi është të shkojmë në Shtetet e Bashkuara për të fituar”, tha Mancini.

Megjithatë Italisë do i duhet të presë edhe katër vite dhe me Botërorin “Katar 2022” në prag ku skuadra e Mancinit nuk do të jetë prezente, pritja do të duket pak më e gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco