U punësua dy javë më parë, Chelsea shkarkon drejtorin për ngacmim seksual

U punësua dy javë më parë, Chelsea shkarkon drejtorin për ngacmim seksual

22:30, 21/09/2022

Klubi anglez i futbollit në Premier League, Chelsea, ka shkarkuar drejtorin komercial Damian Willoughby për dërgimin e "mesazheve të papërshtatshme".

Blutë e kanë marrë këtë vendim më pak se një muaj pasi ai u punësua nga klubi i Chelsea-t.

Willoughby nisi  të punojë te Chelsea në fillim të këtij muaji pasi klubi u mor nga një grup investimi i udhëhequr nga Todd Boehly dhe Clearlake Capital.

 “Dëshmitë e mesazheve të papërshtatshme të dërguara nga Willoughby përpara emërimit të tij te Chelsea kanë rënë në dorë të klubit dhe janë hetuar nga klubi”, tha një zëdhënës i klubit për Reuters.

“Megjithëse mesazhet u dërguan përpara punësimit të tij në klub, një sjellje e tillë është në kontrast absolut me mjedisin e punës dhe kulturën e korporatës të krijuar nga pronarët e rinj” , shtoi ai.

Telegraf raportoi se Willoughby i dërgoi mesazhe të papërshtatshme agjentes financiare të futbollit, Catalina Kim, e cila u ankua te presidenti i Blues Tom Glick pas ngacmimeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco