Prej 9 vitesh endej në ligat e ulta, një emër surprizë ka luajtur mbrëmë për Liverpool

Prej 9 vitesh endej në ligat e ulta, një emër surprizë ka luajtur mbrëmë për Liverpool

17:25, 21/09/2022

Jay Spearing, dikur një nga talentet e mëdha të Liverpool-it dhe që dikur pati mundësinë të luante në Anfield, luajti sërish për Reds pas nëntë vitesh.

Skuadra e dytë e Liverpoolit u mposht mbrëmë në ndeshjen kundër Rochdale (1-0) në Kupën e Trofeut EFL dhe ishte një mundësi për të luajtur me disa nga rezervat dhe lojtarët e të kuqve që Jurgen Klopp nuk i llogarit shumë.

Por një emër mahniti shumë tifozë futbolli. Është 33-vjeçari Jay Spearing, një ish-talent i madh i Liverpool-it që u largua nga Anfield në vitin 2013.

Ai endej në të gjithë Anglinë dhe vizitoi ligat e ulëta. Spearing la gjurmën te Bolton, me të cilin luajti në kategorinë e dytë dhe të tretë si dhe luajti dy vitet e fundit te Tranmere Rovers.

Image

Gjatë verës, e cila kaloi krejtësisht jashtë kuadrit mediatik, ai iu bashkua Liverpool-it dhe mori rolin e trajnerit dhe lojtarit në kategoritë e të rinjve. Edhe pse është 33 vjeç luan për ekipin U-23, ndërsa mbrëmë ka luajtur ndeshjen e parë me fanellën e Liverpool-it pas nëntë vitesh.

Mbrëmë kishte shumë emra më interesantë me fanellën e Liverpool-it. Për shembull, Spearing zëvendësoi në fushë Arthur Melo, deri vonë ylli i Juventusit dhe Barcelonës. Ka luajtur edhe futbollisti super i talentuar spanjoll Stefan Bajcetic.

"Po, ky zëvendësim ka ndodhur me të vërtetë. Jay Spearing zëvendësoi Arthur Melo për Liverpool U-21 në humbjen e tyre në Rochdale," sipas BBC.

Performanca e Spearing-ut të harruar është një nga temat më interesante në mediat britanike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco