Pengu i Aubameyang te Chelsea: Nuk kisha shumë kohë të punoja me Tuchel

Pengu i Aubameyang te Chelsea: Nuk kisha shumë kohë të punoja me Tuchel

18:12, 15/09/2022

Pierre-Emerick Aubameyang u transferua te Chelsea në limitin e merkatos së verës teksa sulmuesi gabonez ishte i lumtur nga ideja për të punuar sërish me trajnerin Thomas Tuchel.

Të dy kishin krijuar një raport të mirë nga koha e Borussia Dortmund.

Por, nuk ishte e thënë që palët të bashkëpunonin gjatë pasi Tuchel u shkarkua si pasojë e një starti negativ të sezonit.

Së fundmi, gabonezi ka “thyer” heshtjen ndërsa thekson se ende nuk ka mundur të flasë me teknikun gjerman.

“Të gjithë e njohin shumë mirë marrëdhënien time me Tuchel, për mua është gjithnjë e trishtueshme kur dikush largohet nga klubi. Nuk pata mundësi të kaloja shumë kohë me Tuchel, ishim bashkë vetëm për pak ditë. Por, kur luan futboll duhet të mësohesh shpesh me të tilla situata pasi gjatë një sezoni janë largimet ndodhin.

Mendoj se ai ishte pak i frustruar dhe i trishtuar, do të mundohem të flasë sa më shpejt të jetë e mundur me të. Ishte një javë e çmendur për ne këtu te Chelsea, por duhet ta kalojmë dhe të përshtatemi shpejt”, u shpreh Aubameyang.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco