Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bilanci pozitiv i krutanëve/ Kastrioti i Çelës i karikuar për përballjen me shkodranët

Bilanci pozitiv i krutanëve/ Kastrioti i Çelës i karikuar për përballjen me shkodranët

18:26, 14/09/2022

Kastrioti vijon përgatitjet për ndeshjen e javës së pestë, e cila do të luhet të dielën në transfertë ndaj Vllaznisë.

Ndonëse morën vetëm një pikë ndaj kampionëve në fuqi të Tiranës, atmosfera në skuadrën krutane ka qenë e mirë, teksa ka mbizotëruar harmonia, e cila tashmë është një nga armët më të forta të ekipit që drejtohet nga Emiliano Çela.

Për ndeshjen me shkodranët, krutanët do ta kenë kontingjentin e plotë, pasi dhe lojtarët që kanë pasur probleme fizike, po marrin formën optimale.

Përballjet me Vllazninë kanë qenë të luftuara ndër vite, por sezonin e shkuar krutanët kanë arritur të fitojnë vetëm një nga katër ndeshjet e luajtura, ndërsa në tri të tjerat kanë triumfuar shkodranët. Kastrioti, ndryshe nga sezonet e shkuara, ka një bilanc pozitiv në këtë start, pasi në 4 javët e zhvilluara deri në tani, ka arritur që të marrë një fitore, ka barazuar dy herë dhe ka humbur në fillim ndaj Bylisit.

Trajneri Çela ka krijuar një skuadër kompakte, që nuk është e fortë vetëm kur luan në stadiumin e Kamzës, por edhe në transferta. Këtë e tregoi fitorja me përmbysje që krutanët arritën ndaj Kukësit dy javë më parë. Të dielën do të kërkohet një tjetër triumf në Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco