Liverpool ofroi 100 milionë euro për Valverde, oferta u refuzua

Liverpool ofroi 100 milionë euro për Valverde, oferta u refuzua

16:29, 14/09/2022

Liverpool tentoi të merrte Federico Valverde në ditët e fundit të merkatos.

Skuadra e Liverpool është me disa telashe në fazën e mesfushës dhe këto probleme synoi t’i zgjidhte në ditët e fundit të merkatos.

‘Reds’ arritën marrëveshje me Juventus për mesfushorin Arthur, por para tij kishte disa emra të tjerë në listën e dëshirave.

‘AS’ bën të ditur se Liverpool kishin ofruar 100 milionë euro për kartonin e Valverde.

Këtë ofertë e kishte refuzuar menjëherë skuadra e Real Madrid, që e konsideron lojtarin si të paprekshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco