'Shqiptar je?', Bekim Zogaj tregon bisedën me Kristjan Asllanin

'Shqiptar je?', Bekim Zogaj tregon bisedën me Kristjan Asllanin

15:21, 14/09/2022

Inter triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Viktoria Plzen në Çeki, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Champions League.

Një ndeshje e cila do të mbesë përgjithmonë në kujtime për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani, i cili debutoi me fanellën zikaltër në kompeticionin më të madh europian.

Talenti kuqezi u aktivizua nga trajneri Inzaghi në minutën e 84-t, teksa zuri vendin e Brozoviç në fushën e lojës. Një moment special për Asllanin, të cilin duket ia uroi edhe arbitri me origjinë shqiptare Bekim Zogaj, që në këtë  sfidë shërbente si asistent i gjyqtarit kryesor Sandro Share.

Zogaj ka treguar bisedën që ka pasur me mesfushorin e Kombëtare në momentin që 20-vjeçari është aktivizuar në fushë. Arbitri ka rrëfyer për Gazetën”Blic” fjalët që ka shkëmbyer me Asllanin.

“I thash, hej shqipe të uroj një lojë të mirë. U kthye dhe më tha: Shqiptar je?. Më pyeti nga cili vend jam dhe i thash se jam nga Deçani i Kosovës.”, u shpreh Zogaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco