Liverpool paralajmëron tifozët: Mund të sulmoheni dhe vidheni në Napoli

Liverpool paralajmëron tifozët: Mund të sulmoheni dhe vidheni në Napoli

10:51, 07/09/2022

Sonte në orën 21:00 në stadiumin “Diego Armando Maradona” do të luhet një nga ndeshjet kryesore të mbrëmjes në Champions League, Napoli-Liverpool.

Me këtë ekipi i ka paralajmëruar tifozët e vet që të kenë kujdes gjatë udhëtimit në këtë qytet italian.

Në njoftimin drejtuar fansave “The Reds” iu rekomandon atyre që të mos i veshin ngjyrat e klubit.

Ata paralajmërohen se mund të jenë objekt i sulmeve dhe vjedhjeve.

“Ne ju rekomandojmë fuqishëm që të shmangni qendrën e qytetit. Nëse keni zgjedhur ta vizitoni, ju lutemi kini kujdes se mund të jeni në shënjestër për vjedhje, grabitje ose sulm ” – thuhet në njoftim.

Si duket ky njoftim erdhi pas përvojës së keqe në vitin 2019-të ku mes tifozërive të dyja klubeve pati incidente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco