Formacioni i mundshëm i Interit, ja si pritet të rreshtohen zikaltrit kundër Bayern Munchen

Formacioni i mundshëm i Interit, ja si pritet të rreshtohen zikaltrit kundër Bayern Munchen

10:01, 07/09/2022

Simone Inzagi mori përgjegjësitë e tij për rezultatin ndaj Milanit, jo vetëm pas derbit, por edhe në konferencën e djeshme për shtyp.

Por pavarësisht kësaj, trajneri i Interit duket se ka nisur të aplikojë masat që kishte paralajmëruar.

Krah tij dje para gazetarëve nuk ka qenë Samir Handanoviç, kapiteni i ekipit, një traditë e hershme e Interit dhe shumë klubeve europiane që në konferencën e parë të sezonit zgjedhin kapitenin dhe trajnerin për të prezantuar ndeshjen, por Hakan Çalhanoglu.

Portieri është vënë në qendër të akuzave për paraqitjet e tij të dobëta dhe mungesa e tij para mikrofonave konfirmoi atë që prej ditësh zien në Milanon zikaltër: trajneri dhe kapiteni janë krisur, ose më saktë Inzagi nuk po toleron më asnjë, pavarësisht statusit.

Ndërsa u përmend statusi i Handanoviçit, një tjetër lider mund të marrë ndëshkimin e tij sot në mbrëmje.

Nicolo Barela vjen pas një paraqitjeje zhgënjyese ndaj Milanit, si një nga pikat më të dobëta të skuadrës.

Mesfushori nuk po kalon një moment të qetë dhe nëse ia shton këtë karakterit të tij gjaknxehtë, aktivizimi i tij mund t’i prishë punë skuadrës.

Përveç kësaj, në “pole” për vendin e Barelës ka kaluar Mikhitarian, që në derbi ka qenë një ndër lojtarët më dinjitozë të Interit.

Nuk do të jetë armeni, veterani i vetëm që pritet të aktivizohet, pasi Dzeko është favorit për të shoqëruar Lautaron në sulm, me Korrean, që ndryshe nga fundjava, do ta nisë nga stoli.

I vetmi dyshim mbetet krahu i majtë, ku Gosens, edhe pse ende nuk është në formën optimale, pritet ta nisë nga minuta e parë.

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanoviç, De Vrij, Bastoni, Skriniar, Brozovic, Dumfries, Gosens, Çanhanogli, Mikhitarian, Lautaro, Dzeko 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco