Chelsea zhgënjen përballë Dinamo Zagrebit, Dortmundi i shënon tri herë Copenhagenit

Chelsea zhgënjen përballë Dinamo Zagrebit, Dortmundi i shënon tri herë Copenhagenit

21:07, 06/09/2022

Dinamo Zagreb ka marr një fitore të madhe ndaj Chelseat në kuadër të xhiros së parë në Ligën e Kampionëve. 

Pierre-Emerick Aubameyang e kishte rastin e parë në ndeshje në minutën e 9-të, por nuk ishte i saktë.

Në minutën e 13-të erdhi goli. Ishte Mislav Orsic i cili shënoi një gol të bukur për të kaluar në epërsi Dinamon me rezultat 1-0.

Pjesa e parë nuk solli më ndonjë gjë, ndërsa e dyta kishte raste nga të dyja anët.

Aubameyang  shënoi në minutën e 50-të, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Stefan Ristovski qëlloi shtyllën në minutën e 56-të, ku Dinamo ishte afër të dyfishonte epërsinë.

Në minutën e 86-të, Chelsea ka mundur ta marr një barazim, por Recce James qëlloi shtyllën, ndërsa goditja e Jorginhos u prit nga Dominik Livakovic.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe kroatët morën tri pikë të mëdha ndaj Chelseat. 

Ndërkohë, Borussia e Dortmundit e pati të thjeshtë sfidën e parë në Grupin G të Champions League, përballë Copenhagenit. Verdhezinjtë shënuan tri herë në portën e skuadrës daneze, duke e mbyllur praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë, edhe pse në fund miqtë realizuan golin e nderit, por që u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

E zhbllokoi takimin Reus në minutën e 35-të i shërbyer nga Brand, ndërsa shtatë minuta më vonë Guerreiro u asistua nga Reyna për golin dytë. Bellingham i çoi shifrat në 3-0 në minutën e 83-të, duke mbyllur përfundimisht llogaritë me Copenhagenin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco