Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

VIDEO/ Goditje e minutave të fundit, agjenti i futbollistit të Lazio-s zbarkon në zyrat e Interit

VIDEO/ Goditje e minutave të fundit, agjenti i futbollistit të Lazio-s zbarkon në zyrat e Interit

15:30, 01/09/2022

Inter po përgatitet për një tjetër goditje në këtë merkato. Sipas raportimeve nga mediat italiane, drejtuesit e klubit zikaltër po zhvillojnë një takim me agjentin e Francesco Acerbit, Andrea Pastorello.

Negociatat po zhvillohen në selinë e Interit, teksa nga momenti në moment pritet që mbrojtësi të hedh firmën në kontratë.

Presidenti i Interit, Stiven Zhang ka dhënë “OK” e tij dhe trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi do të ketë në dispozicion mbrojtësin e shumëkërkuar për të zëvendësuar vendin e lënë bosh nga Andrea Ranocchia, i cili u transferua nga Interi te Monza.

Në këtë sezon me fanellën e Lazios, 34-vjeçari nuk është aktivizuar në asnjë minutë në Serinë A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco