Tyson shpjegon pse përdor bastun dhe karrige me rrota: Ndonjëherë as nuk mund të flas

Tyson shpjegon pse përdor bastun dhe karrige me rrota: Ndonjëherë as nuk mund të flas

09:52, 01/09/2022

Mike Tyson është parë në një karrocë me rrota dhe duke ecur me ndihmën e një bastuni javët e fundit dhe spekulimet për shëndetin e tij u intensifikuan menjëherë pasi u pa në një karrocë me rrota në aeroportin e Majamit. Megjithatë, ish-kampioni i boksit pohon se nuk ka arsye për t'u shqetësuar.

I përballur me thashethemet për një sëmundje paralizuese, Tyson u dha fund spekulimeve për shëndetin e tij në një intervistë për “Newsmax TV”.

"Unë kam dhimbje të nervit shiatik dhe ky problem shfaqet herë pas here. Kur “ndizet”, as nuk mund të flas! Falë Zotit, ky është i vetmi problem shëndetësor që kam. Tani jam mirë", tha Tyson.

Të njëjtin version ka zbuluar edhe portali “TMZ”, i cili pretendon se po i shkakton problem dhimbjet e nervit shiatik, por se bëhet fjalë për një dëmtim “profesional”.

Për kujtesë, boksieri i lindur në Brooklyn zhvilloi 58 luftime në karrierën e tij. Prej tyre shënoi 50 fitore (44 me nokaut), ndërsa gjashtë humbje. Dy ndeshje u shpallën të pavlefshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco