Kukësi afron tre lojtarë nigerian në orët e fundit të merkatos

Kukësi afron tre lojtarë nigerian në orët e fundit të merkatos

09:23, 01/09/2022

Klubi i Kukësit ka njoftuar në orët fundit të merkaton nënshkrimin me tre futbollistë nigerianë, që luajnë në pozicione të ndryshme.

Verilindorët e nisën me njoftimin për sulmuesin 19-vjeçar Sodiq Olamilekan Oseni, i cili ka firosur për pesë sezone. Oseni do të aktivizohet me ekipin e Kukësit U-21, duke qenë nën vëzhgimin e stafit teknik për ekipin e parë.

Nigeriani i dytë që ka firmosur me klubin verilindor është mesfushori Shamsuddeen Sani, i cili do të jetë i lidhur me këtë skuadër gjatë 2 sezoneve të ardhshme. Edhe 20 vjeçari nigerian Sani do të aktivizohet fillimisht me ekipin e Kukësit U-21.

Daniel Momoh, edhe ky mesfushor 20-vjeçar, ka nënshkruar për tri sezone. Ashtu si bashkëkombësit e tij, do ta nisë fillimisht në skuadrën e 21-vjeçarëve, me synimin katapultimin në ekipin e parë pas një kohe përshtatjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco