Trajneri i ekipit kampion jep dorëheqjen

Trajneri i ekipit kampion jep dorëheqjen

21:38, 31/08/2022

Goce Sedloski nuk është më trajner i Shkupit. Trajneri 48-vjeçar, në drejtimin e të cilit skuadra nga Çairi u shpall kampione e Maqedonisë së Veriut, si dhe arriti deri në fazën play off të Conference League (u eliminua nga Ballkani), ka dhënë sot dorëheqjen, që është pranuar nga drejtuesit.

Ky vendim erdhi pas barazimit të fundit 1-1 me Pobeda në javën e pestë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut. Shkupi, në fakt, ka luajtur vetëm tri ndeshje dhe dy të parat i kishte fituar në kampionat.

Duket një vendim i nxituar, por me sa duket gjithçka ka qenë e akumuluar pas dështimit për t’u kualifikuar në grupet e Conference League-s (u eliminua nga Ballkani i Ilir Dajës).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco