Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Allegri: Di Maria i dobishëm, Pogba do jetë simboli i Juventusit

Allegri: Di Maria i dobishëm, Pogba do jetë simboli i Juventusit

14:13, 23/07/2022

Juventusi fitoi miqësoren e parë sezonale ndaj meksikanëve të Guadalahara Çivas me rezultatin 2-0 falë golave të Da Gracës dhe Kampanjosë.

Pas ndeshjes në konferencën për shtyp është shfaqur Masimiliano Allegri duke analizuar sfidën dhe triumfin e parë të bardhezinjve në prag të startit të sezonit të ri futbollistik:

“Një provë e mirë, skuadra ka punuar shumë edhe në Torino këto ditë dhe mund të shihni rezultatet, loja u luajt mirë ritme të larta, si në pjesën e parë ashtu edhe në atë të dytë.

Jam i kënaqur me të rinjtë. Tani le të vazhdojmë kështu, sepse duam të bëjmë mirë edhe në miqësoret e radhës. Më pëlqeu Faxholi dhe po ashtu edhe Gati, i cili ishte mirë në aksionin e golit të parë, megjithëse padyshim që duhet të thithë ende disa mekanizma mbrojtës.

Di Maria bëri një sfidë të mirë, shumë i dobishëm për të vendosur minuta në këmbë në këtë fazë të hershme të sezonit.

Pogba? Një nga lojtarët më të fortë në botë, ai i jep kualitet të jashtëzakonshëm mesfushës. Bëri një paraqitje të mirë, ka disa aspekte për të punuar, por ai do të jetë një nga simbolet e këtij ekipi”, përfundoi Masimiliano Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco