Zyrtare/ Inter afroi Onanën, por Handanovic rinovon kontratën me zikaltërit

Zyrtare/ Inter afroi Onanën, por Handanovic rinovon kontratën me zikaltërit

17:59, 09/07/2022

Andre Onana, 26 vjeç, sapo i është bashkuar Interit, por nuk ka dyshim që portieri dhe kapiteni i zikaltërve, Samir Handanovic, nuk do ta lërë menjëherë vendin e titullarit.

Gardiani slloven - i ardhur nga Udinese saktësisht dhjetë vjet më parë - ka zgjatur kontratën e tij për një vit, deri në qershor 2023. Portieri 37-vjeçar ka 702 ndeshje në futbollin profesionist.

“Jam i lumtur dhe krenar që të jem kapiteni dhe lojtar i Interit, është një privilegj”, u shpreh Handanovic pas rinovimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco