Suarez refuzon klubin e njohur dhe zbulon planin për të ardhmen

Suarez refuzon klubin e njohur dhe zbulon planin për të ardhmen

15:09, 09/07/2022

Luis Suarez nuk do të transferohet te River Plate, pavarësisht se klubi argjentinas e dëshironte me çdo kusht atë.

Sulmuesi uruguaian së fundi ka shpjeguar arsyen pse ka refuzuar mundësinë e transferimit te River Plate.

Suarez gjithashtu konfirmoi se dëshiron të mbetet ende në Evropë.

“Plani im është të qëndroj në Evropë. River Plate provoi me të vërtetë të më transferonte”, tha ai për “Ovacio”.

“Kjo skuadër është edhe jashtë Copa Libertadores. Nuk do të transferohem atje”, shtoi Suarez.

35-vjeçari ka ndërtuar një karrierë të madhe në Evropë, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë klubi i tij i ri. Ai nga 30 qershori është lojtar i lirë.

Luis Suarez së fundi ishte te Atletico Madridi, teksa më herët ka luajtur edhe te Barcelona, Liverpooli dhe Ajaxi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco