Alvarez vesh fanellën e Manchester Cityt: Mezi pres të punoj me Guardiolën

Alvarez vesh fanellën e Manchester Cityt: Mezi pres të punoj me Guardiolën

21:49, 08/07/2022

Pasi ka luajtur ndeshjen e fundit me River Plate, Julian Alvarez është gati për të veshur fanellën e Manchester City dhe ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit anglez.

“Jam shumë i lumtur, ndihem gati. Do të vij te një nga skuadrat më të mëdha në botë, mjafton të shohësh ato që kanë fituar në 10-vjeçarin e fundit për ta kuptuar.

Jam besimplotë, mezi pres të punoj me Guardiolën. Falënderoj të gjithë te Riveri, por tani jam 100% i përqendruar te City. Do të jap maksimumin që të ndihmoj shokët dhe skuadrën që të fitojë sa më shumë”, ka thënë Alvarez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco