Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Matthaus acarohet me lojtarët e Bayernit që shkuan të festojnë pas humbjes së ndeshjes

Matthaus acarohet me lojtarët e Bayernit që shkuan të festojnë pas humbjes së ndeshjes

12:03, 02/05/2022

Tashmë, matematikisht kampion i Gjermanisë për të dhjetën herë radhazi, Bayern Munchen nuk mund të gjejë qetësi pavarësisht titullit të fituar.

Disa lojtarë bavarezë janë kritikuar ashpër pasi kanë marrë pjesë në një festë në Balearics të Ibizas, pavarësisht humbjes së të shtunës në Bundesligë, kundër Mainz, me rezultatin 3-1.

Kjo disfatë nuk e ndaloi një pjesë të madhe të skuadrës së Nagelsmann që të fluturonte për në Ibiza për të festuar, ku do të qëndrojnë deri të martën, kur do të rifillojnë stërvitjen.

Ndërsa një pjesë e skuadrës, përfshirë edhe portierin Neuer ndodhen në Monaco.

Legjenda e klubit bavarez, Lothar Matthaus, është acaruar nga kjo sjellje e lojtarëve dhe i sulmoi duke thënë: “Është absolutisht e papranueshme, veçanërisht pas një ndeshje të tillë. Nëse ata do të kishin fituar, do të thosha se mund të kishin shkuar në Ibiza për tre ditë. Nëse do të isha në vend të Nagelsmann unë do të merrja masa më të ashpra, ditët e pushimit pas një ndeshje të tillë përgjithësisht anulohen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco