UEFA mund të përjashtojë nga Europiani gjyqtarin e sfidës Real-Bayern

UEFA mund të përjashtojë nga Europiani gjyqtarin e sfidës Real-Bayern

18:55, 10/05/2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrid dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet e lojës, pasi i ra bilbilit para se topi të shkonte në rrjetë.

Ai episod solli polemika të shumta dhe akuza të panumërta nga gjermanët, pasi vulosi eliminimin e tyre nga Liga e Kampioneve.

Megjithatë, gabimet ndëshkohen dhe Marciniak me shumë gjasa do të marrë një dënim të ashpër për shkak të atij episodi.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ishte programuar që polaku të ishte bilbili në ndeshjen hapës të Kampionatit Europian mes Gjermanisë dhe Skocisë, por pas ndeshjes në “Santiago Bernabeu” nuk do të jetë ai që do të vejë drejtësi.

Vendimi i marrë në ndeshjen e Champions mund t’i kushtojë akoma dhe më shumë Marciniak, i cili me shumë gjasa mund të mos përfshihet fare në ndeshjet e Europianit dhe ndeshjet e kësaj vere t’i ndjekë nga shtëpia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco