Manuel Neuer shpjegon gafën që bëri te goli i parë i Realit

Manuel Neuer shpjegon gafën që bëri te goli i parë i Realit

16:46, 10/05/2024

Manuel Neuer ishte lojtari i cili në të mirë apo të keq, vendosi kualifikimin e Real Madrid në finalen e Ligës së Kampioneve. Gjatë ndeshjes që Bayerni humbi 2-1 në “Santiago Bernabeu”, portieri ishte heroik për pjesën më të madhe të sfidës me pritje vendimtare.

Por në minutën e 88-të, ai nuk arriti të kontrollonte një gjuajtje të Vinicius dhe Joselu shënoi golin e barazimit që nisi përmbysjen e spanjollëve.

Vetë Neuer shpjegoi çfarë ndodhi dhe pse bëri atë gabim të papritur pas një ndeshjeje të mrekullueshme.

“Dua ta them me sinqeritet se nuk e mendova që topi të vinte ndryshe. Më saktësisht, më shumë drejt gjoksit. Për fat të keq, shkoi pak më lart. Nuk e prisja që të kishte një gungë të lehtë në fushë dhe që topi të ngjitej lart. Pastaj ishte e vështirë për mua që ta mbërtheja.

Joselu ishte aty më i shpejtë sesa të tjerët dhe ishte e vështirë për ta ndalur. Por unë jam më i mërzitur për hedhjen që bëra me dorë, të cilën nuk shtyva një apo dy metra më larg se Modriç, i cili na solli pasoja në vijimin e aksion te vendësit.

Gjithsesi, ky është futbolli dhe ne duhet ta pranojmë humbjen. Mund të shkonte edhe ndryshe, por fjalët nuk pinë ujë”, përfundoi Manuel Neuer.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco