Paulo Dybala ngushëllohet me çmim pas eliminimit nga Europa League

Paulo Dybala ngushëllohet me çmim pas eliminimit nga Europa League

19:08, 10/05/2024

I freskët nga zhgënjimi i eliminimit nga Europa League nga Bayer Leverkuseni, Paulo Dybala të paktën ka një arsye për t’i lejuar vetes një buzëqeshje të vogël.

Sulmuesi argjentinas i Romës u votua “Lojtari i Muajit i EA SPORTS FC” për prillin në Serinë A, për performancën e tij nga ndeshja e javës së 31-të deri në të 34-tën.

Për “Joya”-n kjo është hera e tretë në këtë sezon që e fiton këtë çmim individual.

Dybala fitoi konkurrencën e kundërshtarëve të respektuar si Calhanoglu, Gudmundsson, Lookman, Luis Alberto dhe Politano.

Trofeun e “Lojtarit të Muajit Prill” do ta marrë para se të nisë ndeshja Roma-Genoa, e planifikuar në “Olimpico” në fundjavën e parafundit të Serisë A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco