Betejë për biletën e finales së Champions League, Luis Enrique: Rezultati varet nga kundërshtari

Betejë për biletën e finales së Champions League, Luis Enrique: Rezultati varet nga kundërshtari

09:23, 07/05/2024

 

Në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Champions League kundër Borussia Dortmundit, trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, u shpreh që të festojnë arritjen në finale, e mbi të gjitha duke ditur se këtë të martën luajnë para tifozëve të tyre në “Parc des Princes”.

“Ne kemi garancinë absolute që tifozët do të jenë me ne. E pamë në Dortmund, ishte madhështore. Shpresoj që të festojmë arritjen në finale. E di mirë se çfarë ndeshje do të luajmë, por rezultati do të varet edhe nga qëndrimi i kundërshtarit”, tha fillimisht spanjolli.

Më tej, tekniku shtoi se për të rëndësi ka që të fitojnë ndeshjen dhe jo rezultat me dy apo më shumë gola diferencë.

“Nëse rezultati ndryshon, qëndrimi do të ndryshojë, por mentaliteti ynë është të luajmë dhe të jemi më të mirë se kundërshtari. Qëllimi nuk është të fitojmë me dy gola, por të fitojmë ndeshjen. Ne mund të shënojmë dy gola në tre minuta, por edhe mund të vuajmë. Duhet të përqendrohemi në sulm dhe mbrojtje, nëse shënojmë një gol, nuk ka rëndësi. Nëse shënojmë dy gola shumë shpejt, kundërshtari do të duhet të reagojë”, u shpreh Luis Enrique

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco