Pogradeci mund Valbonën në finale dhe shpallet kampion i Kategorisë së Dytë

Pogradeci mund Valbonën në finale dhe shpallet kampion i Kategorisë së Dytë

20:08, 10/05/2024

Pogradeci ka arritur të fitojë finalen e Kategorisë së Dytë, duke mundur me shifrat përfundimtare 1-0 Valbonën dhe në këtë mënyrë, shpallet kampion i Kategorisë së Dytë.

Golin e vetëm për pogradecarët e shënoi Danladi në minutën e 64-t, duke u bërë në një farë mënyre edhe heroi i të tijve.

Një arritje e madhe për klubin, që zhvilloi një sezon fantastik nën drejtimin e trajnerit Samuel Nikaj që u shpërblye në fund edhe me trofeun e Kategorisë së Dytë.

Një sezon mjaft të mirë zhvilluan edhe tropojanët, që edhe pse humbën dhe nuk arritën të fitonin dot trofeun, përsëri kanë dalë të parët të Grupit A dhe e kanë siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco