Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Haland, sërish kandidat për çmimin ‘Lojtari i Vitit’

Haland, sërish kandidat për çmimin ‘Lojtari i Vitit’

17:47, 10/05/2024

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haland, mund të shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Premier Ligë për të dytin vit radhazi.

23-vjeçari norvegjez është nominuar për këtë çmim së bashku me shokun e skuadrës së Cityt, Fill Foden.

Mesfushorët e Arsenalit, Martin Odegard dhe Deklan Rice, sulmuesi i Chelseat, Kol Palmer, sulmuesi i Njukasëllit, Aleksander Isak, sulmuesi i Aston Vilës, Oli Uotkins dhe mbrojtësi i Liverpulit, Virgil van Dijk, plotësojnë listën e finalistëve.

Fituesi, që do të përcaktohet nga një votim publik dhe një panel i Premier Ligës, do të shpallet më 18 maj.

Tekniku i Cityt, Pep Guardiola, katër herë fitues i çmimit të trajnerit të sezonit, është përsëri në listën e finalistëve, së bashku me Mikel Artetën e Arsenalit, Jurgen Klopin e Liverpulit, Unay Emery i Aston Vilës dhe Andoni Iraolën e Bournemouthit.

Vitin e kaluar Haland u bë lojtari i parë që e fitoi çmimin e lojtarit të sezonit dhe çmimin e talentit, pasi shënoi 36 gola në 35 ndeshje të kampionatit.

Ai ka shënuar 25 gola këtë sezon teksa City kërkon titullin rekord të katërt radhazi.

Ish-sulmuesi i Mançester Junajtid, Kristiano Ronaldo, është lojtari i vetëm që e ka fituar çmimin në dy sezone radhazi, në 2006-2007 dhe 2007-2008.

Këtë muaj, Fill Foden u shpall futbollisti i vitit nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit.

Anglezi ka shënuar 16 gola në ligë dhe ka dhënë tetë asiste këtë sezon.

Në katër sezonet e fundit çmimin e ka fituar gjithnjë një futbollist i Cityt, ndërsa suksesi i Halandit erdhi pas atij të Kevin de Bruyne në 2019-2020 dhe 2021-2022 dhe Ruben Diazit në 2020-2021.

Ndërsa Odegard dhe Rice kanë luajtur rol kyç për Arsenalin që kërkon titullin e parë në 20 vjet.

Kapiteni i “Topçinjve” ka shënuar tetë gola dhe dhënë tetë asiste, ndërsa Rice ka shënuar nëntë gola dhe dhënë shtatë asiste në sezonin e tij të parë që kur u bashkua me West Hami.

Kol Palmer, i cili iu bashkua Chelseat nga City në shtator, ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë nëntë asiste, ndërsa suedezi Isak ka 20 gola dhe një asist këtë sezon.

Wotkins ka shijuar një sezon të frytshëm me 19 gola dhe 12 asiste, ndërsa ndërkombëtari holandez Van Dijk, i cili e fitoi çmimin në 2018-2019, udhëhoqi Liverpulin drejt Kupës Karabao këtë sezon.

Haland, Foden, Palmer dhe Isak janë nominuar gjithashtu në listën finale për çmimin e lojtarit të ri të sezonit në Premier Ligës, së bashku me sulmuesin e Arsenalit, Bukajo Saka, dhe mbrojtësin William Saliba, mesfushorin e Mançester Junajtid, Kobi Maino dhe mbrojtësin e Totenhemit, Destini Udogi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco