Përfundojnë pjesët e para/ Tirana ‘shkatërron’ Laçin, Kukësi në 'paqe’ me Teutën

Përfundojnë pjesët e para/ Tirana ‘shkatërron’ Laçin, Kukësi në 'paqe’ me Teutën

17:42, 26/02/2022

Kanë përfunduar pjesët e para në dy sfidat e javës së 22-të në Abissnet Superiore

Supersfidat e kësaj jave mes Tiranës-Laçit dhe Kukësi-Teuta sollën mjaft emocione në pjesën e parë.

Në minutën e pestë Tirana ka kaluar në avantazh me Roganoviç i cili gabon me kthimin mbrapa të topit dhe Xhixha përfiton duke e dërguar sferën në rrjetë.

Najdovski dyfishon shifrat pas një goditje nga këndi, duke goditur me kokë në shtyllën e dytë dhe duke i bërë një start të shkëlqyer ndeshjes.

Devid gjuan nga distanca, Dajsinani grushton por mbrojtja nuk largon topin. Braziliani e merr përsëri, pason te Xhixha i cili e nis në qendër për Seferin. Ky i fundit shënon golin e tretë për ekipin e tij.

Ndërkohë. Sfida mes Kukësit dhe Teutës është mbyllur me barazim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco