Lewandowski është golashënuesi më i mirë në botë për 2021, ja kush e ndjek

Lewandowski është golashënuesi më i mirë në botë për 2021, ja kush e ndjek

14:08, 02/01/2022

Robert Lewandowski ka fituar çmimin si Lojtari i Vitit në botë për herë të dytë, duke shënuar 69 gola në 59 ndeshje zyrtare në 2021.

Ai ndiqet nga Mbappe me 51 gola të shënuar gjatë vitit 2021 me një diferencë prej 18 gola.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), ky është ndryshimi i dytë më i madh në shekullin e 21-të.

 Vetëm në vitin 2012, Lionel Messi fitoi me një diferencë të madhe prej 28 golash (91 kundër 63 nga Cristiano Ronaldo).

Lewandoëski shënoi 43 gola në Bundesligë, 2 në Superkupën e Gjermanisë, 13 në garat ndërkombëtare ndërklube (11 në Champions League, 2 në Kupën e Botës për Klube), 11 për kombëtaren polake.

Ai shënoi 3 gola në 5 ndeshje, 2 gola në 14 ndeshje, 1 gol në 26.

Në 14 ndeshjet e mbetura nuk shënoi. 

Në total, ai kishte 4,955 minuta lojë në vitin 2021. Ai shënoi mesatarisht një gol çdo 72 minuta.

Ndërsa Cristiano Ronaldo sipas IFFHS ndodhet në vendin e katërt me 47 gola ndërsa Lionel Messi në vendin e tetë me  43 gola.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco