Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Çfarë do të bëjë Albin Kurti me asociacionin?

VIDEO/ Gjesti i turpshëm i Zaniolos ndaj tifozëve të Lazios bëhet virale

VIDEO/ Gjesti i turpshëm i Zaniolos ndaj tifozëve të Lazios bëhet virale

13:53, 27/09/2021

Reagimi i Niccolo Zaniolos i cili teksa po drejtohej drejt dhomës së zhveshjes së Olimpico në fund të derbit Lazio-Romë ofendon tifozët e Lazios me një gjest vulgar tashmë është raportuar dhe parë nga inspektorët e Prokurorisë Federale.

Në videon e publikuar mesfushori i Romës i është përgjigjur fyerjeve të tifozëve të Lazios duke prekur organet gjenitale të tij dhe më pas duke treguar gishtin e mesit.

Do të jetë gjykatësi sportiv i serisë A që do të vendos për episodin.

Sipas mediave italiane Zaniolo rrezikon skualifikimin.

Gjithashtu në tribun ishte dhe aktorja e njohur italiane Anna Falchi një tifoze e njohur bardheebluve e cila postoi gjestin e Zaniolos në story:

''Po shikoja ndeshjën në fushë. Kjo është përgjigja e Zaniolos ndaj tifozëve të Lazios’ shkruan aktorja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco