Eliminim nga stoli për Berishën dhe Gjimshitin, edhe Bazeli i Xhakës jashtë 'Europa League'

Eliminim nga stoli për Berishën dhe Gjimshitin, edhe Bazeli i Xhakës jashtë 'Europa League'

23:08, 30/08/2018

Një mbrëmje aspak pozitive por futbollistët shqiptarë që luajnë në Evropë. Xhaka, Berisha dhe Gjimshiti janë larguar me kokën ulur nga kompeticioni i Europa League.

Bazeli besoi shumë të kualifikimi, por në ndeshjen e parë në shtëpi pësoi dy gola, pavarësisht se fitoi me rezultatin 3-2 kundër Apolonit. Këta të fundit erdhën shumë të motivuar në ndeshjen e kthimit në shtëpinë e tyre dhe arritën të triumfojnë 1-0 dhe me rezultat të përgjithshëm kualifikohen, duke çuar në shtëpi Xhakën dhe shokët e tij të skuadrës.

Edhe Berisha dhe Gjimshiti janë eliminuar nga ky kompeticion, pavarësisht se nuk kanë luajtur në ndeshjen kundër Kopenhagenit. Pritej një ndeshje e vështirë për italianët, pasi nështëpinë e tyre nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0. Në Danimarkë, Kopenhagen bëri detyrën, duke mposhtur 1-0 zikaltrit dhe duke u kualifikuar.

Një rezultat surprizë në mbrëmjen e sotme ishte dhe fitorja e modestëve të Dundelanzhe në transfertën e vështirë kundër Kluzh. Ekipi nga Luksemburgu bëri një lojë shumë të mirë dhe fituan 3-2, duke marrë një sukses historik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco