Prof. Asc. Dika: Përfitimet në raport me rreziqet nga vaksina AstraZeneka qenë shumë më të mëdha

Prof. Asc. Dika: Përfitimet në raport me rreziqet nga vaksina AstraZeneka qenë shumë më të mëdha

10:07, 08/05/2024
A+ Aa A-

"E vërtetë është që kompania AstraZeneka ka pranuar që ka pasur problematika në raport me aplikimin e kësaj vaksine deri në vdekje, por nga ana tjetër duhet t’i referohemi edhe shifrave. Shifrat janë 89 vdekje për 29 milionë aplikime të kësaj vaksine në Britaninë e Madhe...Benefitet në raport me rreziqet e aplikimit të kësaj vaksine kanë qenë në favor të aplikimit të saj."

Lajmi që u dha në mediat ndërkombëtare dje dhe tërhoqi vëmendjen ishte se kompania AstraZeneca po hiqte nga përdorimi, vaksinën e saj kundër Covid në mbarë botën”

Shtypi britanik, The Telegraph, doli me titullin - “AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid në mbarë botën” duke shpjeguar edhe arsyet:

“Vaksina Oxford-AstraZeneca Covid po tërhiqet në mbarë botën, disa muaj pasi gjiganti farmaceutik pranoi për herë të parë në dokumentet gjyqësore se mund të shkaktojë një efekt anësor të rrallë dhe të rrezikshëm, - shkruante The Telegraph. - Vaksina nuk mund të përdoret më në Bashkimin Evropian pasi kompania e tërhoqi vullnetarisht "autorizimin e saj për marketing". Aplikimi për tërheqjen e vaksinës është bërë më 5 mars dhe ka hyrë në fuqi të martën.

Aplikime të ngjashme do të bëhen në muajt e ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vende të tjera që kishin miratuar vaksinën, e njohur si Vaxzevria. Vendimi për ta tërhequr atë i jep fund përdorimit të vaksinës, e cila u shpall nga Boris Johnson si një "triumf për shkencën britanike" dhe mori meritat për shpëtimin e më shumë se gjashtë milionë jetëve,” përfundon gazeta britanoke.

Lidhur me këtë çështje, që ka ngjallur interes të madh edhe në Shqipëri, ku kjo vaksinë iu injektua qytetarëve shqiptarë në luftën kundër koronaviruesit, emisioni Kafe Shqeto në SYRI TV kërkoi mendimin e disa ekspertëve të mjekësisë.

Njeri prej tyre ishte Prof. Asc Qamil Dika, pedagog i Fakultetit të Mjekësisë, i cili ndër të tjera tha:

 “Ky debat në çdo moment që do të hapet do të ketë problematikat e tij. Ka persona që do ta mbështesin kryerjen e vaksinave dhe ka persona që janë totalisht kundër kryerjes së kësaj vaksine, që për hir të së vërettës, ajo, pavarësisht se është kryer, o është rekomanduar por nuk është miratuar përfundimisht nga të gjitha etapat vendimmarrëse.

Po të rikthehemi katër vite më mbrapa, - vërejti z. Dika, - në momentet e fillimti të Covid-19, kur situata ishte tejet agresive në raport me numrin e lartë të vdekjeve, me pritshmëritë, me paqartësitë dhe me kaosin që shkaktoi ajo situatë, nuk do të ishte ky debat.

E vërtetë është që kompania AstraZeneka ka pranuar që ka pasur problematika në raport me aplikimin e kësaj vaksine deri në vdekje, por nga ana tjetër duhet t’i referohemi edhe shifrave. Shifrat janë 89 vdekje për 29 milionë aplikime të kësaj vaksine në Britaninë e Madhe. Pra, është një insinjifikancë epideomologjike, e cila, në këtë situacion, pranimi nga kompania Astra Zeneka kthehet në një meritë për të pasi ne e dimë që edhe një paracetamol i thjeshtë mund të shkaktojë deri në vdekje. Këto janë shumë të rralla, por gjëra që ndodhin.

Benefitet në raport me rreziqet e apikimit të kësaj vaksine kanë qenë në favor të aplikimit të saj, por duhet të kemi parasysh që në kohën kur ne jetojmë, zhvillimi teknologjik, rrjetet sociale bëjnë të mundur që lajme sensacionale, pasi kanë të bëjnë me vdekjen e individëve të tërë, me shkaktime të problematikave atyre, kthehen në mjete të forta të diskutimit publik dhe si të tilla, ato pa diskutim që marrin vëmendje të madhe.”/ar.sh/SYRI.NET

Lexo edhe: Vaksina e AstraZeneka, a ka më arsye për panik? - Flet kirurgu i njohur në Itali, Albert Troci

Lexo edhe: Shehu: Menaxhimi i pandemisë në Shqipëri qe dështim i plotë, 22 mijë humbje jete!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco