Syri Tv/ Korçë, fshati Kuç i zi pa ujë të pijshëm

14:31, 20/04/2024
A+ Aa A-

U kërkojnë të kursejnë ujin e pijshëm, me një tabelë në qendër të fshatit, por nga ana tjetër, shembullin e kursimit e jep vet bashkia e Sotiraq Filos, duke mos u çuar ujë banorëve në fshat. Kjo është historia sa e trishtë aq dhe qesharake me banorët e fshatit Kuç i Zi në Korçë.

Distanca e afërt me qytetitn e Korçës nuk u ka dhënë asnjë avantazh banorëve të fshatit Kuç të Zi të Bashkisë së Korçës, të cilët vuajnë për ujin e pijshëm.

Uji në banesa shkon vetëm 2 orë në ditë ku banorët detyrohen të mbushin enë dhe depozitat.

Si për ironi therëse të kësaj problematike  në qëndër të këtij fshati ndodhet e një tabelë ku këshillon banorët të kursejnë ujin.

Apeli i banorëve i drejtohet instancave përkatëse që të marrin masa të menjëhershem për të patur ujë 24 orë por edhe në pjesën tjetër të rrugës e cila gjatë dimirit kthehet në baltë e gjatë verës në pluhur

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco