SYRI TV/ Studentët kundër projektligjit të ri për diplomat: Nuk mbahen mjekët me detyrim

18:31, 03/05/2024
A+ Aa A-

Studentët e mjekësisë mbajnë qëndrim kundër projektligjit të ri të qeverisë që nuk tërhiqet nga mbajtja peng e diplomave të tyre, duke ulur vetëm afatin kohor të detyrimit të punësimit për ta në Shqipëri. Përmes një deklarate për mediat ata bënë me dije se do të ndjekin hapa ligjore ku çështjen do ta dërgojnë deri në Gjykatat Ndërkombëtare, ndërsa nuk përjashtojnë mundësinë e rikthimit të tyre në protesta.

Teksa më 25 janar të këtij viti Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin për studentët e mjekësisë, me argumentin se afatet e vendosura janë jo-proporcionale, përmes një projekligji qeveria propozoi të këtë ulje të afateve. Konkretisht për studentët e vitit të parë afati 5-vjeçar për punësimin me detyrim u propozua të ulet në 3 vite, për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt, nga 3 vite të ulet në 2 dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë nga 2 vite të ulet 1 vit. Në projektligj janë propozuar ndryshime edhe për studentët që shteti nuk i punëson brenda vitit pas përfundimit të studimeve, një tjetër boshllëk i vërejtur nga Gjykata Kushtetuese.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco