VIDEO/ Kërkoi ndihmë për kryerjen e operacioneve, ‘Piranjat’ bëjnë realitet ëndrrën e 28-vjeçares

21:52, 19/04/2024
A+ Aa A-

Në muajin mars, ‘Piranjat’ transmetoi rastin e Lavdije Tozajt, 28-vjeçares nga Vlora e diagnostikuar me sëmundjen e spina bifidas, e cila kërkonte të kryente dy ndërhyrje. Operacionet kushtonin 10 mijë euro, shumë që familja e Lavdijes e kishte të pamundur ta siguronte. Për këtë arsye, 28-vjeçarja ju drejtua ‘Piranjave’ për të kërkuar ndihmë. Menjëherë pas trensmetimit të rastit disa persona u ofruan për të ndihmuar vajzën e re dhe në një kohë shumë të shkurtër u grumbullua shuma e nevojshme. Dhuruesi kryesor ishte një shqiptar nga Zvicra, i cili zgjodhi të mbetej anonim.

‘Piranjat’ shoqëroi vajzën e sëmurë në spital në ditën e operacionit të parë. Kjo ndërhyrje u krye në kokë, ku u vendos një tub për të bërë shkarkimin e lëngut të tepërt nga koka në bark. Operacioni zgjati 2 orë e 30 minuta dhe shkoi shumë mirë. Mjeku Kita Sallabanda, që ka ndjekur rastin e vajzës u shpreh optimist pqe ndërhyrjen dhe tha se operacioni ishte i nevojshëm, pasi vajza kishte shumë presion në kokë.

Pas 3 muajsh Lavdija do të kryejë operacionin e radhës, për heqjen e kistit në fund të shtyllës kurrizore.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco