Migen Qiraxhi: Qesharake të mendosh se si në vitin 2024 shqiptarët vuajnë nga furnizimi me ujë 24h

13:20, 01/04/2024
A+ Aa A-

Furnizimi me ujë 24 orë në Tiranë duket se do të jetë ende një ëndërr e largët, edhe pse teorikisht është një premtim i dëgjuar edhe në zgjedhjet e 24 majit të vitit të shkuar, praktikisht ende nuk është bërë e arritshme.

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare, i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ ka deklaruar se fatkeqësisht është qesharake të mendosh se si akoma në vitin 2024 nuk kemi arritur të furnizohemi me ujë të pijshëm në familjet shqiptare.

“Qeveria në fakt mundohet të kontrollojë gjithçka dhe duket se ja kanë arritur që të kontrollojnë dhe këto struktura duke i lënë qytetarët në këto situatë”-u shpreh ai.

Migen Qiraxhi:

“Është tragjikisht qesharake edhe kur komentojmë për çështjen e ujit të pijshme 24 orë  në 2024. Kujtojmë këtu se Rama 10 vite më para kur komentonte, thoshte se i vinte turp për ujin, sesi kryeministri i atëhershëm nuk jepte dorëheqjen dhe nuk e kishte zgjidhur.

Duket se 10 vite mbas, turpi na ka ngelur ne, që  ky kryeministër në fakt edhe 10 vite më pas nuk ka arritur ta menaxhojë ujin e pijshëm 24 orë për qytetarët, ku duket që i vetmi që po konsumon 24 orë është uji duke konsumuar para nga buxheti i qytetarëve dhe jo anasjelltas.

Në këtë kuptim sigurisht  ka jashtëzakonisht arsye për të reaguar, kuptohet që qytetarët janë reagues në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe ata kanë nevojë për struktura organizimi, siç janë universitetet, organizatat e shoqerisë civile,  organizatat e punëtorëve dhe të gjitha këto në vendin tonë janë të dobëta.

Unë mendoj se kjo vjen për shkak të mungesës së strukturave të organizimit që duhet të jenë shumë më efiçiente në një qeveri si e jona ku duket se qeverisja në fakt mundohet të kontrollojnë gjithçka dhe duket se ja kanë arritur që të kontrollojnë edhe këto struktura duke i lënë qytetarët në këto situatëa korrupsioni.

Kështu që nuk di ku të hedhësh sytë më para, pasi ti vidhesh te uji, vidhesh kur hedh plehrat të koshi, tek autobuzi apo vendi i punës”.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco