VIDEO/ Pashkët: besimtarët katolikë përshkojnë Udhën e Kryqit në Shkodër dhe Tiranë

VIDEO/ Pashkët: besimtarët katolikë përshkojnë Udhën e Kryqit në Shkodër dhe Tiranë

09:32, 30/03/2024
A+ Aa A-

Mbrëmë në Shkodër, natën e së Premtes së Madhe, besimtarët katolikë kanë kryer ritin e Udhës së Kryqit nëpër rrugët e qytetit të Shkodrës, një ceremonial që përshkruan mundimet e Krishtit. Ndiqni pamjet në video nga Shkodra, publikuar nga Arqidioqeza Metropolitane Shkodër-Pult.

Po ashtu, në Tiranë, Udha e Kryqit u ndoq në sheshin "Nënë Tereza" e udhëhequr nga Arqipeshkvi Metropolit, Imzot Arjan Dodaj F.d.C. Fotot më poshtë nga Tirana janë publikuar nga Arqidioqeza Metropolitane Tiranë - Durrës

Po ashtu, Vatikani njoftoi se 20 mijë besimtarë ishin mbledhur mbrëmë për të marrë pjesë në Udhën e Kryqit të Premtes së Madhe së Pashkëve përgjatë Forumeve Perandorake, pranë Koloseut, në Romë.  Papa Françesku mungoi "për të ruajtur shëndetin e tij" për angazhimet e së Shtunës së Madhe dhe të Dielës së Pashkëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco