Anticikloni subtropikal drejt Europës juglindore, fundjava me diell dhe temperatura të larta

Anticikloni subtropikal drejt Europës juglindore, fundjava me diell dhe temperatura të larta

08:34, 30/03/2024
A+ Aa A-

Anticikloni subtropikal po avancon më tej drejt Europës juglindore  ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territoin e Shqipërisë .

E shtunë, 30 mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      7/25°C

- Zonat e ulëta       12/27°C

- Zonat bregdetare 13/28°C

Kosovë

Kosova për dt. 30 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe kthjellime . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C –10°C në mëngjes deri në 21°C – 23°C gradë Celsius në mesditë.

E diel, 31 mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira ne shtim mesatare pasdite. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      8/25°C

- Zonat e ulëta       10/28°C

- Zonat bregdetare 12/28°C/ Marrë nga RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco