Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Moti në fundjavë: Priten temperatura anormale deri në 30°C dhe pluhur Saharaje

Moti në fundjavë: Priten temperatura anormale deri në 30°C dhe pluhur Saharaje

14:13, 29/03/2024
A+ Aa A-

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit afrikan, njofton SHMU.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente.

Vlen për t'u theksuar se temperaturat në vlerat e mesditës pritet të kapin vlera deri në 30 gradë celcius, vlera këto anormale dhe rreth 7-8 gradë më të larta se mesatarja klimatike mujore për vendin tonë.

Gjithashtu duke nisur nga dita e diel pritet afrimi gradual nga Europa Perëndimore e një qëndre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi Afrikën e Veriut do të transportojë mbi Europën kryesisht juglindore,sasi të larta të pluhurit me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharasë.

Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krirjoë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco