Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

E Premtja e Madhe, dita e dytë e triditëshit të Pashkëve

E Premtja e Madhe, dita e dytë e triditëshit të Pashkëve

11:13, 29/03/2024
A+ Aa A-

Të Premten e Madhe të Pashkëve, liturgjia kishtare fton të meditohet mbi misterin e mundimeve, të dhimbjes e të vdekjes së Jezu Krishtit mbi Kryq. Mundimet dhe Vdekja e Jezusit mbi kryq që kundrohen të Premten e Madhe të Pashkëve lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me Darkën e Mbrame. Në të parën Jezusi dhuron Korpin e Gjakun e vet, domethënë, jetën e tij tokësore, vetveten, duke përshpejtuar vdekjen e tij dhe duke e shndërruar atë në një akt dashurie e shëlbimi për njerëzimin, shkruan Vatikan News.

"Sot, Ditën e dytë të Treditëshit të Pashkëve, të Premten e Shenjtë e të Madhe të Pashkëve Kisha kremton liturgjinë e mundimeve e të vdekjes së Zotit tonë Jezu Krishtit mbi Kryq. Në këtë Ditë të Shenjtë Pashkës Kisha kundron rrugën e dhimbshme të kalvarit të Krishtit deri në epilogun dramatik të vdekjes së Jezu Krishtit mbi Kryq, adhuron Kryqin e Lumnueshëm e të Shenjtë të Shëlbuesit, ua ofron besimtarëve ushqimin për Shëlbimin e tyre, Kungimin e Shenjtë. Me fjalë tjera, të Premten e Madhe të Pashkëve të Jezu Krishtit Kisha me besimtarët vihet para Krishtit të Kryqëzuar mbi Kryq për të kundruar dashurinë e pakufishme shpëtimprurëse të Zotit për çdo njeri.

Dita e dytë e triditshit të Pashkëve, e Premtja e Madhe e Shenjtë është ditë lutjeje e heshtje, ditë e Mundimeve dhe kryqëzimit të Jezu Krishtit, akti më i lartë i dashurisë, që e bën njeriun të lirë. Të Premten e Madhe të Pashkëve liturgjia na fton të meditojmë mbi misterin e mundimeve , të dhimbjes e të vdekjes së Jezu Krishtit mbi Kryq.

Kryqi është ngjarja përmes së cilës Dashuria e Zotit hyn në historinë tonë, vjen pranë nesh, bëhet përvojë që shëron e shpëton. Kështu, Mundimet dhe Vdekja e Jezusit mbi kryq që kundrohen të Premten e Madhe të Pashkëve lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me Darkën e Mbrame. Në të parën Jezusi dhuron Korpin e Gjakun e vet, domethënë, jetën e tij tokësore, vetveten, duke përshpejtuar vdekjen e tij dhe duke e shndërruar atë në një akt dashurie e shëlbimi për njerëzimin...

 

Gjithnjë të Premten e Madhe të Pashkëve kemi edhe një rast të përshtatshëm për të medituar mbi misterin e madh të së keqes, të keqit e të mëkatit, që peshon rëndë mbi njerëzimin. E për ta kuptuar këtë mister, ndihmojnë shumë  ritet liturgjike si rrëfimi i historisë së mundimeve të Krishtit, pastaj edhe manifestimet e përshpirtërisë popullore, si Udha e Kryqit ose shfaqjet tjera kishtare, të cilat ka si qëllim të lenë gjurmë sa më të thella në zemrën e besimtarëve, duke ndihmuar  pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në flijimin e Jezusit.

E kështu, deri në heshtjen e thellë të së Shtunës së Madhe, në të cilën zhyten të gjitha Kishat, me elterët e zhveshur nga stolitë, duke e ftuar besimtarin t’ia hapë shpirtin mëshirës hyjnore. Në këtë ditë ka rëndësi të madhe pjesëmarrja në Sakramentin e rrëfimit apo të pajtimit me Zotin e të afërmin tonë, rrugë e domosdoshme kjo për të pastruar zemrën e për t’u përgatitur për  kremtimin e Pashkëve me shpirt të përtërirë. Së paku një herë në vit, kemi nevojë dhe obligim për këtë përtëritje të shpirtit tonë përmes Sarkamentit të Pajtimit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco