Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

SYRI TV/ Propaganda bajate e Ramës: Punë ka por s’ka profesionistë. Dhe një mesazh për sipërmarrësit

18:42, 26/03/2024
A+ Aa A-

Pas  11 vitesh në pushtet, ndërsa shqiptarët po largohen masivisht nga vendi, Kryeministri Edi Rama i është rikthyer fabulës, se vende pune ka por mungojnë profesionistët.

Gjatë konferencës për arsimin profesional, Rama ngriti shqetësimin se ka mungesë të zanatçinjëve në tregun e punës, ndërkohë që sipas tij, Shqipëria ka numrin më të lartë të juristëve.  

Ndërsa profesionistët e të rinjtë shqiptarë po plotësojnë tregjet e punës në Europë, Kryeministri Edi Rama ka vijuar me retorikën e tij të vjetër, që punë ka, por nuk ka profesionistë. Në konferencën për arsimin profesional, Kryeministri Rama deklaroi se kompanitë ofrojnë vende pune për zanatcinjtë por problem kryesor ngelet kualifikimi i tyre. Pas 11 vitesh në pushtet, Rama e gjen sërish fajin për orientimin e tregut të punës dhe arsimimit të tyre, te të rinjtë, duke theksuar se sot Shqipëria ka numrin më të lartë të juristëve.

Zgjidhjen për këtë problem, Rama e gjeti sërish te sektori privat duke u kërkuar sipërmarrjeve të  japin kontribut të drejtëpërdrejtë për arsimin profesional dhe të rrisin pagat për punonjësit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco