Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Kush është Kledian Leka, shqiptari i parë i verbër i diplomuar për IT në Itali

Kush është Kledian Leka, shqiptari i parë i verbër i diplomuar për IT në Itali

09:34, 26/03/2024
A+ Aa A-

Kledian Leka është studenti i parë i verbër i diplomuar në Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Parmës, në Itali.

23-vjeçari me origjinë shqiptare, banues në Casalmaggiore (Kremones), e përfundoi ciklin 3-vjeçar me pikët maksimale (110 cum laude) për tezën me titull “Edukimi Informatik”.

Media e shtetit fqinj “La Republica” shkruan se teza e Lekës përshkruante strategjitë dhe mjetet për akses gjithëpërfshirës për nxënësit me dëmtime shikimi.

"Teza ime mund të jetë një manual për të ndihmuar fëmijët me dëmtime të plota ose të pjesshme të shikimit. Nuk kishte materiale mësimore për nxënësit e verbër, kështu që u nisa për të përkthyer dhe konvertuar të gjitha dokumentet tradicionale mbi të cilat ata studionin, në mënyrë që ato të ishin edhe të lexueshme për ne të verbrit”, është shprehur shqiptari për “Corriere della Sera”.

Image

Klediani u dha një pyetësor nxënësve të tjerë të verbër, në të cilin u kërkonte të tregonin propozimet për të kapërcyer të gjitha pengesat. Përmbledhja e përgjigjeve u përfshi në tezë.

Gjatë rrugës ai takoi studentë, të cilët pas disa muajsh vendosën të largoheshin të dekurajuar nga vështirësitë dhe tani, falë angazhimit të tij, kanë shpresa më konkrete për të ecur përpara.

"Nga sot Universiteti i Parmës, dhe ndoshta universitete të tjera, do të kenë një pikënisje me të cilën do të krahasohen dhe nga e cila do të marrin frymëzim për të përmirësuar aksesin", ka deklaruar ai.

Image

Klediani ka treguar se në moshën 11-vjeçare humbi shikimin si pasojë e një aksidenti, por tani ai është programues i një kompanie.

“Vazhdova të punoja, nga ora 08:00 deri në 13:00. Pastaj, nga ora 14:00 deri në 2:00 u angazhova për të studiuar. Nuk kam menduar kurrë të ndalem dhe të ndiej keqardhje për veten time, vendosa të luftoj për të realizuar të gjitha ëndrrat e mia", ka theksuar Leka.

Ai u diplomua si ekspert IT me nota të larta. Deri në vitin 2020 bashkëpunoi me Muzeun Bijou të Casalmaggiore. I riu është i regjistruar në regjistrin kombëtar të mësuesve të IT-së dhe është kualifikuar për të trajnuar atletë të verbër, pasi ushtroi atletikën në nivel garues për dy vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco