15 vjeçarët përdorues të drogërave/ Gjoni: Filimisht e nisin si një lojë, pa qenë të vetëdijshëm për atë që ndodh

10:19, 19/03/2024
A+ Aa A-

Numri i përdoruesve të drogave në Shqipëri ka arritur në gati 70 mijë. Të dhënat tregojnë se në harkun e më pak se 6 viteve, kjo shifër është rreth 1.5 herë më e lartë. 

Pjesa më e madhe e tyre, 7 në 10 përdorues janë meshkuj dhe pjesa tjetër femra.

Situata bëhet edhe më shqetësuese, pasi bashkë me zgjerimin e hartës së përdoruesve vihet re se numri i adoleshentëve të cilat i përkasin grupmoshave 15-17 vjeçare janë përdorues më të shpeshtë të drogërave.

Rudina Gjoni, avokate e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se fillimisht adoleshenti e mer si lojë përdorimin e lëndëve narkotike, duke u ‘zhytur’ në një botë pa qenë i vetëdijshëm me atë që ndodh rreth tij më pas.

Rudina Gjoni:

"Adoleshentët janë më të prekur nga varësia e drogërave sepse kur bëhesh adult je më i përgjegjshëm, i di ato përgjegjësit ligjore, e di pjesën që diçka po e pret, e di që po i shkatërrohet jeta. 

Ndërsa adoleshenti e mer si lojë, e merr si bast me shokët edhe për të kaluar stresin e shkollës, bullizimin, problemet familjare dhe ekonomike, pra pa qenë i vetëdijshëm dhe çfarë po ndodh. Kur futesh në atë kronikën, nuk e lë më dot dhe krijon varësi në atë pjesë të jetës.

Ne shikojmë  që 30-vjeçarët e lart nuk janë përdorues masiv të lëndëve narkotike, sepse sigurisht që e kuptojnë, janë mosha që ndërtojnë familje, duan të krijojnë të ardhura dhe shikojnë pjesën që të eksplorojë sa më shumë këto.

Pyetje: A mund të dënohen këta të rinjët të cilët vetëm e konsumojnë drogën për përdorim vetjat dhe nuk e shesin atë?

Për përdorimin vetjak të këtyre lëndëve narkotike ne kemi ezaurimin e masës që a është përdorues apo jo, hetimin e tyre në gjendje të lirë duke u mbajtur në survejim këta aoleshentë nga policia, me një skemë të tillë duke u munduar të futet në trajtime për ta lënë drogën."

Klea Sula/Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco