Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Hoxhë Ahmed Kalaja uron besimtarët muslimanë që filluan agjërimin! Tregon detajet e këtij Ramazani

10:16, 12/03/2024
A+ Aa A-

Nga mëngjesi i djeshëm, 11 mars, të gjithë besimtarët mysliman filluan agjërimin në shenjë të fillimit të muajit të madh të Ramazanit.

Ahmed Kalaja, hoxha e xhamisë së rrugës së Kavajës ‘Dine Hoxha’, i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv tregon detajet e  këtij ramazani dhe rregullat që ndjekin besimtarët gjatë gjithë këtij muaji adhurimi.

“Sot jemi dita e dytë e agjerimit, dje ishte dita e parë, dhe do të zgjasë deri në datën 9 prill. Më datën 10 prill do të jemi në festën e Bajramit, festa e mbylljes së Ramazanit.

Ramazani është një muaj ku besimtarët i përkushtohen më shumë zotit, në përgjithësi, por duke agjëruar është një adhurim i cili është i shtrirë shumë si në orët ditore por edhe i shtrirë në ditë. Adhërimi zgjat një muaj. Nuk ka adhurmin kaq të gjatë. Adhurimet e tjera janë disa minutëshe siç është falja e namazit apo dhe disa ditëshe siç është haxhi. Kur kemi agjëruar nga korriku, gushti ka zgjatur deri në 17 orë agjërim. Ka brenda një sakrificë më të madhe sesa të tjerat. Besimtarët i përmbahen orarit, që është agimi, jo lindja e diellit, kur fillon të shfaqet drita deri në perëndim të diellit. Çdo ditë ndryshom me nga 1 minutë, në bazë të dritës” tha Kalaja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco