Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Ndryshimet e klimës: Shkurti, muaji më i ngrohtë në nivel global, thonë shkencëtarët

Ndryshimet e klimës: Shkurti, muaji më i ngrohtë në nivel global, thonë shkencëtarët

13:14, 07/03/2024
A+ Aa A-

Ndryshimet e klimës janë duke u ndjerë gjithnjë e më shumë. Temperaturat mesatare globale për 12 muajit e fundit kanë shënuar rekord, duke u rritur me 1,56 gradë Celsius. Shkurti ishte muaji më i ngrohtë i regjistruar, duke shënuar kështu muajin e nëntë në radhë me ngritje të temperaturave.

Edhe temperaturat globale të sipërfaqes së detit janë gjithashtu në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Europian.

Të dhënat tregojnë se shkurti ishte 1,77 gradë Celsius më i ngrohtë se sa mesatarja për periudhën 1850-1900 dhe 0,81 gradë Celsius më i ngrohtë në periudhën 1991-2020. Temperatura mesatare globale për 12 muajt e fundit, në mes të marsit 2023 dhe shkurtit 2024 ishte më e larta e regjistruar, pasi kapi shifrën 1,56 gradë Celsius. Kjo është një këmbanë alarmi, pasi priten ndikime negative.

Ndërsa dimri europian, nga periudha dhjetor-shkurt, ishte i dyti më i ngrohtë, nga të dhënat e regjistruara në rang kontintenti. Duke mos përfshirë rajonet polare, temperaturat mesatare globale të sipërfaqes së detit për muajin shkurt, ishin më të lartat, duke i krahasuar me muajt e tjerë. 21,06 gradë Celsius ishte rekordi i ri, i cili theu atë të mëparshmin, 20,98 gradë, të regjistruar në gusht të vitit 2023.

Carlo Buontempo, drejtori i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, tha:

“Shkurti i bashkohet serisë së gjatë të rekordeve të muajve të fundit. Sado e jashtëzakonshme që mund të duket kjo, nuk është befasuese, pasi ngrohja e vazhdueshme e sistemit klimatik në mënyrë të pashmangshme çon në ekstreme të reja të temperaturës”, duke shtuar: "Klima i përgjigjet përqendrimeve aktuale të gazeve serrë në atmosferë, kështu që nëse nuk arrijmë t'i stabilizojmë ato, në mënyrë të pashmangshme do të përballemi me rekorde të reja të temperaturës globale dhe pasojat e tyre."

Dr Friederike Otto, lektor në shkencën e klimës në nstitutin “Grantham” për Ndryshimet Klimatike dhe Mjedisin u shpreh: "Tani ka kaq shumë prova që tregojnë faktin se klima jonë po ngrohet. Nëse doni, mund ta mohoni ndryshimin e klimës, gjithashtu mund të pretendoni edhe se Toka është e sheshtë, por miliarda matje nga stacionet e motit, satelitët, anijet dhe avionët tregojnë për një fakt shumë themelor: Planeti ynë po nxehet me një ritëm të rrezikshëm”.

Dr. Otto vijoi:

“Njerëzit nuk duhet të habiten që kemi thyer një tjetër rekord. Njerëzit vazhdojnë të djegin naftë, gaz dhe qymyr, kështu që klima vazhdon të ngrohet. Është një marrëdhënie që e kuptojnë shumë mirë. Nuk ka një zgjidhje magjike për ndryshimin e klimës. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë: Të ndalojmë djegien e lëndëve djegëse fosile dhe t’i zëvendësojmë me burime të qëndrueshme dhe të rinovueshme të energjisë”, duke shtuar se derisa të bëjmë diçka të tillë, temperaturat do të vijojnë të shkatërrojnë jetë dhe ekosisteme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco