Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Mbyllet për 4 vite Muzeu Kombëtar/ Myftari: Pasqyra e qeverisë së sotme, fasada ka shumë rëndësi, brendësia aspak

11:22, 07/03/2024
A+ Aa A-

Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet për 4 vite.

Institucioni më i rëndësishëm kulturor dhe një ndër destinacionet kryesore të një turisti që prek Tiranën do të ulë qepenin nga ky 15 mars deri në 15 mars-in e vitit 2028.

Në llogarinë zyrtare në Facebook të Muzeut thuhet se arsye për mbylljen është rikonstruksioni, por pa dhënë sqarime të tjera.

Luela Myftari, gazetare Kulture ‘A2 CNN’ e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se mënyra se si po sillemi me ‘Muzeun Historik Kombëtar’ është historia dhe pasqyra më e denjë e sjelljes së qeverisë së sotme, ku fasada ka shumë rëndësi dhe brendësia aspak.

Luela Myftari:

“Është një vend një metropol që pretendohet se vitin e shkuar ka qenë kryeqyteti i kulturës, i rinisë pastaj dhe i sporteve. Po të vësh re është një tipar interesant i kryeqytetit shqiptar, se ne flasim për kryeqytetin sot, por nuk duhet të harrojmë se edhe qytete të tjera si: Gjirokastra, Saranda  apo qytete te tjera që janë shumë të rëndësishme dhe për të cilat flasim gjatë gjithë kohës për turizmin, ekonominë apo potencialin për të fituar financiarisht, për tu bërë më të pasur nga ana turistike, ne i trajtojmë si qytete të cilat nuk kanë teatro apo kinema dhe kjo është për 30 vite.

Tirana i ka pasur këto 30-vite, por i ka pasur në kushte skandaloze dhe mjafto një tërmet që ne të kthenim sytë nga të gjitha këto ndërtesa. Unë nuk besoj se është vetëm tërmeti, është një harresë e lënë pas dore prej vitesh e prej vitesh dhe ajo biblioteka nuk i ka ato arkat e bananes sot, as kur ndodhi tërmeti, por i kishte shumë më herët dhe kishte probleme që në 1968 po themi.

Mënyra se si po sillemi me Muzeun Historik Kombëtar është historia dhe pasqyra më e denjë e sjelljes së qeverisë së sotme, ku fasada ka shumë rëndësi por nga ana tjetër brendësia aspak.

Në kuptimin që, neve sapo kaluar në radhët kronikat të kulturës një debat shumë të rëndësishëm, atë të mozaikut të muzeut historik kombëtar i cili na fliste për ballinën e këtij institucioni.

Ne gazetarët e kemi thënë shpesh se kur hymë atje na vjen pak turp, sado që ai mozaiku është pasqyra, por ne jemi mësuar t’i bëjmë gjërat për fasadë, edhe mirë ishte ta mbanim nja një muaj këtë debatin me yll apo pa yll mozaiku, dhe te mos merremi me brendinë e një muzeu që me thënë të drejtën, nëse ngjitesh deri në katin e dytë të gjitha shkallët janë të plasaritura.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco